Universiteti i Elbasanit, Departamenti i Gjuhësisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës dhe Kulturës Sllave dhe lektoratin e shqipes si pjesë e projektit seeFField në Universitetin e Resensburgut, organizuan bashkëpunimin e parë shkencor në Universitetin e Elbasanit, si shkëmbim të përvojave studimore për një nga çështjet e rëndësishme të realitetit gjuhësor në shek.XXI.
Pjesë e kësaj tryeze ishin personeli akademik i Fakultetit të Shkencave Humane, Departamentit të Gjuhësisë dhe Departamentit të Gjuhëve të Huaja, si edhe studentët e programeve të studimit të këtyre departamenteve të tre cikleve.