Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në vazhdën e aktiviteteve sportive, në kuadër të projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit, ka zhvilluar në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” të qytetit të Elbasanit aktivitetin e radhës.
Nga sfidat e futbollit, volejbollit, e deri te garat argëtuese me thasë dhe vezë, të rinjtë pjesëmarrës treguan shpirtin e tyre garues dhe të ekipit.