Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, zhvilluan takimet trajnuese me grupet e punës dhe studentët në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS) në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri.

Fillimisht u zhvillua një takim me zv. rektorin prof.as.dr. Peçi Naqellari i cili u shpreh se ky sondazh do të shërbejë për evidentimin e gjendjes reale në universitet dhe rritjes së cilësisë së shërbimit akademik në të gjitha fakultetet.

Të dhënat e përftuara nga SKS do të përdoren për formësimin e politikave publike të arsimit të lartë, identifikimin e pikave të dobëta dhe ndërhyrjeve potenciale që duhen bërë për t’i adresuar ato dhe për informimin e studentëve të ardhshëm mbi perceptimin që kanë studentët aktualë mbi institucionin dhe programin e studimit ku ata synojnë të regjistrohen.

UE dhe ASCAL, takim trajnues me studentët ,UNIEL UE dhe ASCAL, takim trajnues me studentët ,UNIEL UE dhe ASCAL, takim trajnues me studentët ,UNIEL UE dhe ASCAL, takim trajnues me studentët ,UNIEL UE dhe ASCAL, takim trajnues me studentët ,UNIEL UE dhe ASCAL, takim trajnues me studentët ,UNIEL