Kriteret e pranimit në Universitetin e Elbasanit për vitin akademik 2017-2018

Të gjithë maturantët e interesuar, që kërkojnë të konkurojnë në një prej programeve të studimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit për vitin akademik 2017-2018, do të gjejnë në linkun bashkëngjitur, vendimin e Senatit Akademik të UE, për miratimin e kritereve të pranimit dhe tabelën e përllogaritjes së pikëve, për programet e veçanta.

Njoftim aplikimi për bursë për vitin akademik 2016-2017

Të gjithë studentët e interesuar për bursë dhe që plotësojnë kushtet ligjore, do të gjejnë në njoftimin e mëposhtëm listën e dokumentacionit të kërkuar dhe afatet e vendosura, për të dorëzuar këtë dokumentacion, pranë Rektoratit të Universitetit të Elbasanit.