Zhvillohet trajnimi për Klubin e Debatit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
U zhvillua në Universiteti e Elbasanit trajnimi i parë në zbatim të programit “Debating Economics”. Ky program realizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes UE dhe Junior Achievement Albania, i financuar nga Fondi Amerikan i Zhvillimit. Programi synon edukimin e kulturës së debatit tek studentët, duke praktikuar aftësitë e mendimit kritik, hulumtumit, përgatitjes dhe […]
Finalizimi i programit të praktikave të punësimit në UE.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Zyrën e Punës në Elbasan, kanë organizuar ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për studentët të cilët ndoqën programin e praktikave të punësimit pranë UE. Në fjalën e marrë me këtë rast, Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi , përshëndeti studentët për performancën e mirë […]
Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri
Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, zhvilloi një takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri, Vesna Radonjic. Prof. Topi e njohu ambasadoren me resurset dhe kapacitetet e Universitetit të Elbasanit. Më tej biseda u fokusua në vendosjen e urave të bashkëpunimit, kryesisht me Universitetin e Podgoricës në Malin […]
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” publicistit Fatos Baxhaku
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mirëpriti propozimin e Bashkisë Elbasan dhe Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë për të zhvilluar në ambientet e këtij Universiteti ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Elbasanit”, gazetarit dhe publicistit të njohur Fatos Baxhaku. Në aktivitetin e zhvilluar me këtë rast ishin të pranishëm rektori i Universitetit, prof. dr. […]
Zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik
Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua Konferenca e 8-të Ndërkombëtare me titull “Bashkëpunimi Rajonal Ekonomik dhe harmonizimi i legjislacionit si premtim për internacionalizimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues nga universitete të ndryshme nga vendi dhe bota si dhe figura të spikatura të […]
Promovohet libri “Austria Letrare”, në Universitetin e Elbasanit
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Shqipëri dhe Fakultetin e Shkencave Humane, kanë promovuar librin “Austria Letrare që prej vitit 1945”. I pranishëm në këtë event ishte Shefi i misionit i ngarkuar me Punë a.i dr. Christian Steiner. Paraprakisht, Rektori i Universitetit, prof. dr. Skender Topi, zhvilloi një takim […]
Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019
Të nderuar studentë, Shumë të dashur familjarë e të afërm të studentëve, I nderuar personel akademik i Universitetit të Elbasanit, Të nderuar kolegë rektorë dhe dekanë, Të nderuar të ftuar, Mirë se erdhët në Ceremoninë e Diplomimit të Universitetit të Elbasanit “AleksandërXhuvani”, për vitin akademik 2018-2019! Çfarë udhëtimi të shkëlqyer kemi bërë së bashku; kemi […]
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” zhvilloi Ceremoninë e diplomimit të studentëve për vitin akademik 2018-2019
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvilloi Ceremoninë e diplomimit të studentëve për vitin akademik 2018-2019. Fjalën përshëndetëse e mbajti Rektori prof. dr. Skender Topi. I impresionuar nga pjesëmarrja masive e studentëve, prindërve, personelit akademik, pushtetarëve vendorë dhe dashamirësve të këtij Universiteti, ai ka falënderuar të pranishmit për konsideratën dhe vlerësimin që kanë për këtë institucion […]
Universiteti i Elbasanit çeli ekspozitën e “Fondit të Librit Christian Gut”
Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, çeli ekspozitën e “Fondit të Librit Christian Gut”. Albanologu i shquar francez, prof. Christian Gut, i dhuroi Universitetit të Elbasanit një thesar të rrallë, bibliotekën e tij personale me mbi 3500 libra, revista e dorëshkrime. Prof. Gut e kishte lënë me testament para vdekjes se, këtë fond do t’ia dhuronte […]
110-vjetori i Normales, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në simpoziumin ‘Përtej mitit”
Në kuadër të 110-vjetorit të themelimit të Shkollës Normale, Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Arkivin Digjital, organizuan një simpozium jubilar me titull “Përtej mitit”. Në këtë simpozium morën pjesë normalistë, studiues, pedagogë, deputetë, pushtetarë lokalë, personalitete të arsimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut etj. Në fjalën përshëndetëse Rektori […]