Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” zhvilloi Ceremoninë e diplomimit të studentëve për vitin akademik 2018-2019

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvilloi Ceremoninë e diplomimit të studentëve për vitin akademik 2018-2019. Fjalën përshëndetëse e mbajti Rektori prof. dr. Skender Topi. I impresionuar nga pjesëmarrja masive e studentëve, prindërve, personelit akademik, pushtetarëve vendorë dhe dashamirësve të këtij Universiteti, ai ka falënderuar të pranishmit për konsideratën dhe vlerësimin që kanë për këtë institucion […]

Përurim i librit “Austria Letrare”

Ditën e mërkurë më 18 dhjetor 2019 ora 10.00 në Bibliotekën e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” organizohet përurimi i librit “Austria Letrare” , përkthyer dhe përgatitur nga Lindita Komani. Të gjithë studentët dhe personeli akademik jeni të ftuar të merrni pjesë.

Universiteti i Elbasanit çeli ekspozitën e “Fondit të Librit Christian Gut”

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, çeli ekspozitën e “Fondit të Librit Christian Gut”. Albanologu i shquar francez, prof. Christian Gut, i dhuroi Universitetit të Elbasanit një thesar të rrallë, bibliotekën e tij personale me mbi 3500 libra, revista e dorëshkrime. Prof. Gut e kishte lënë me testament para vdekjes se, këtë fond do t’ia dhuronte […]

110-vjetori i Normales, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në simpoziumin ‘Përtej mitit”

Në kuadër të 110-vjetorit të themelimit të Shkollës Normale, Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Arkivin Digjital, organizuan një simpozium jubilar me titull “Përtej mitit”. Në këtë simpozium morën pjesë normalistë, studiues, pedagogë, deputetë, pushtetarë lokalë, personalitete të arsimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut etj. Në fjalën përshëndetëse Rektori […]