Zhvillohet Kongresi i Katërt Ndërkombëtar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Università degli Studi di Bari Aldo Moro, Università degli Studi dell’Aquila, dhe në drejtimin e veçantë të Prof. Dr. Skender Topi, Prof. Maria Grazia Cifone dhe Prof. Luigi Santacroce, zhvilloi Kongresin e Katërt Ndërkombëtar me tematikë “The Recent Trends in Biomedical […]

Organizohet konkursi letrar “Magjia e Fjalës”

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit, me synimin për të nxitur të rinjtë drejt krijimtarisë artistike dhe ruajtjes së gjuhës amtare, organizoi konkursin letrar “Magjia e Fjalës”, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të Bashkisë Elbasan. I ftuar për të folur rreth përkthimit në shqip […]

Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Në kuadër të Ceremonisë Solemne për 55-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Elvira Fetahu dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Arben Hajrullahu, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi. Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin në arsim, kërkimin shkencor dhe aktivitetet inovative, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe […]

Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Elvira Fetahu, mori pjesë në Ceremoninë Solemne të 55-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës

Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Elvira Fetahu, mori pjesë në Ceremoninë Solemne të 55-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi personalitete të shquara të botës akademike, shkencore dhe politike. Universiteti i Elbasanit është pjesë aktive e rrjetit të institucioneve që kontribuojnë në zhvillimin e arsimit […]

Rektorja e Universitetit të Elbasanit nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me UNFPA

Ky bashkëpunim do të mbështesë zbatimin e platformës së trajnimit VIC dhe do të kontribuojë në iniciativa si: Kërkimi në fushat me interes të përbashkët Bashkëorganizimi i projekteve dhe aktiviteteve Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional Në kuadër të marrëveshjes, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike u zhvillua prezantimi i platformës VIC, ku Prof. dr. Skender Topi, […]

Rektorja e Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Elvira Fetahu viziton ambientet e Laboratorit Kërkimor Shkencor të UE-së

Rektorja e Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Elvira Fetahu, vizitoi ambientet e Laboratorit Kërkimor Shkencor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në UE, për prezantimin e analizës vjetore të punës së këtij laboratori. Ky laborator ndër më cilësorët dhe akredituarit në Shqipëri, garanton cilësi dhe besueshmëri përmes testimeve ndërkombëtare, pajisjeve të kalibruara dhe trajnimit të […]

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Kjo marrëveshje u hap dyert studentëve tanë për të zhvilluar praktikën profesionale në ambientet e gjykatës, duke i afruar më shumë me realitetin e sistemit të drejtësisë. Ky është një hap i rëndësishëm për përgatitjen e […]

Vendim Nr. 45 date 17.03.2025 i Senatit Akademik “Për hapjen e procesit të kandidimit për anëtar përfaqësues të Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë në Komisionin e Apelimit dhe anëtar përfaqësues të Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Komisionin Inst

Vendim Nr. 45 date 17.03.2025 i Senatit Akademik “Për hapjen e procesit të kandidimit për anëtar përfaqësues të Fakultetit të Biznesit dhe Drejtësisë në Komisionin e Apelimit dhe anëtar përfaqësues të Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Java Ndërkombëtare Erasmus+ 27-31 Janar 2025

Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, mirëpriti Ambasadorin e Spanjës në Tiranë , Sh.T.Z. Álvaro Renedo Zalba Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nisi me sukses Javën Ndërkombëtare Erasmus+ Delegacioni i Universitetit të Jaenit, Spanjë vizitojnë qytetin e Elbasanit Universiteti i Jaenit, Spanjë dhe Universiteti i Elbasanit angazhohen në prezantime dhe diskutime Përmbyllet […]