Prezenca e OSBE në Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, finalizuan me sukses trajnimin dy ditor “Drejt një procesi legjislativ më gjithëpërfshirës, të koordinuar dhe transparent”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Rritja e ndërgjegjësimit të grupeve të interesit mbi procesin e konsultimit publik. U përzgjodhën 14 studentë të programeve të studimit të së Drejtës, në Fakultetin Ekonomik, të cilët u trajnuan mbi temat e mëposhtme:

Teknika e harimit të ligjeve,

Guidë mbi procesin legjislativ në Shqipëri,

Prezantimi i Ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”

Stimulimi i procesit të konsultimit publik.

Në fund të trajnimit, studentët u pajisën me certifikata.

OSBE & UE zhvilluan trajnimin: Drejt një procesi legjislativ më gjithëpërfshirës, të koordinuar dhe transparent ,UNIEL

OSBE & UE zhvilluan trajnimin: Drejt një procesi legjislativ më gjithëpërfshirës, të koordinuar dhe transparent ,UNIEL