Në përfundim të vitit akademik dhe për një nisje sa më të qetë të sezonit të provimeve, Klubi Studentor i Sportit në bashkëpunim me AST Albania, realizoi disa aktivitete, përfshirë hiking dhe rafting, eksperienca të reja për studentët. Destinacionet e tyre ishin Funari, Ujëvara e Sotirës dhe Kanionet e Holtës.