Drejtoria Ekonomike (DE) është njësi administrative ekonomiko-financiare pranë Rektoratit të
UE-së në varësi të Administratorit të Universitetit. Drejtoria ekonomike ndjek hartimin dhe
zbatimin e procedurave ekonomiko-financiare të Universitetit. Drejtoria ekonomike evidenton
mbajtjen e dokumentacionit përkatës manual dhe elektronik, në lidhje të ngushtë me organizmat
financiare shtetërore, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore financiare. Drejtori ekonomik është
Nëpunësi Zbatues (NZ), në rolin e sekretarit të Grupit të Menaxhimit Strategjik (GMS) të
Universitetit. Drejtoria ekonomike kryen këto funksione administrative ekonomiko-financiare: