Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, konferenca e tretë ndërkombëtare “Arritjet dhe sfidat e punonjësit social në Shqipëri”.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Punës Sociale, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale, Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizuan Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Arritjet dhe sfidat e punonjësit social në Shqiperi”.
Organizohet në Universitetin e Elbasanit seminari “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes”, në kuadër të 70-vjetorit të Këshillit të Evropës.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, ambasadën franceze, Kuvendin e Shqipërisë, Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zhvilluan seminarin me temë “Lufta kundër gjuhës së urrejtjes”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të 70-vjetorit të Këshillit të Evropës
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nis pajisja me kartën e studentit.
Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini, ka qenë prezente në Universitetin e Elbasanit, ku ka shpërndarë dhe kartat e para të studentëve të UE.
Pjesëmarrja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në “ERASMUS+ CONTACT SEMINAR WITH THE WESTERN BALKANS”.
250 përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në datat 24-25 tetor, në Tiranë për të diskutuar dhe krijuar partneritete në mënyrë që të rritet sasia dhe cilësia e aplikimeve të përbashkëta në kuadrin e Erasmus+.
CEREMONIA E DHËNIES SË MEDALJEVE TË ARIT, PËR STUDENTËT E SHKËLQYER TË 10 VITEVE TË FUNDIT NË UE.
Në kuadër të vitit jubilar të 110 vjetorit të shkollës Normale, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka organizuar ceremoninë e dhënies së medaljeve të arit, për studentët e shkëlqyer të viteve të fundit në UE.
U zhvillua në Universitetin e Elbasanit workshop-i me temë: “The rise of youth: community organizing and social change”
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua work shop-i me temë: “The rise of youth: community organizing and social change”, nga ekspertja Carey Jo Grace.
Pjesëmarrja e studentëve të UE në Youth Bootcamp “E-citizens, Albania in Europe!”
Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të nismës “E-citizens, Albania in Europe!”, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë – AS@N
Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, i ftuar në ceremoninë e 20 vjetorit të Deklaratës së Bolonjës
U organizua në datat 24-25 Qershor 2019, në Bolonja, Itali, 20 vjetori i Deklaratës së Bolonjës. Ky aktiviteti i rëndësishëm universitar u organizua nga Alma Mater Studiorum – Università di Bologna, së bashku me Ministrinë italiane për Arsim,
Përfundon me sukses faza e parë e trajnimit E-citizens, Albania in Europe, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë – AS@N në bashkëpunim me Shoqatën e Konsujve të Nderit në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Evropian po realizon nismën “E-Citizens, Albania in Europe!” për të informuar dhe për të rritur pjesëmarrjen dhe aktivizimin e të rinjve shqiptarë dhe institucioneve akademike
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare në Logopedi dhe Fizioterapi
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lëndëve Paraklinike, në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit në Itali, organizuan në datat 14-15 qershor 2019 Konferencën e Parë Ndërkombëtare në Logopedi dhe Fizioterapi.