Universiteti i Elbasanit organizon Konferencën e 10-të Ndërkombëtare Mjekësore të Specialiteteve

Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në bashkëpunim me Qendrën Spitalore, Universitetin e Barit dhe Aquila-s në Itali, organizuan Konferencën e 10-të Ndërkombëtare Mjekësore të Specialiteteve.Kjo konferencë, ne tri ditët e zhvillimit të saj, mblodhi mbi 200 studiues të specialiteteve të ndryshme mjekësore nga e gjithë bota. Punimet e konferencës […]

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika”

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me “Forumin e Mendimit të Lirë”, “Institutin e Studimeve Politike”, fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika”. Në këtë takim u diskutuan përfitimet e shoqërisë nga reformimi i sistemit të drejtësisë […]

Universiteti i Elbasanit, seancë dëgjimore me Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të disa ndryshimeve kushtetuese

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, organizuan seancën dëgjimore në kuadër të nismës ligjore “Për disa shtesa dhe ndryshime të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”. Ky takim u realizua pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes 23 universiteteve në shkallë vendi dhe Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të fuqizimit të […]

PANAIRI I PUNËS DHE STDUDIMIT NË QYTETIN E ELBASANIT

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” si promotor i vlerave dhe mundësive, organizoi në bashkëpunim me Organizatën Tjetër Vizion, Bashkinë Elbasan, Shërbimin Kombëtar të Punës dhe GIZ Albania, Panairin Lokal të Punës dhe Studimit. Ky aktivitet përkoi me fillimin e vitit akademik dhe krijoi një mundësi më shumë për studentët, të cilët u informuan në lidhje […]

Rrjeti i Edukimit të Mësimdhënësve në Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, zhvilloi takimin e radhës në kuadër të implementimit të projektit LECU“Kulturat e të Mësuarit në Universitete”. Ky projekt, i një karakteri shumë të veçantë, vjen si bashkëpunim i suksesshëm mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës. Delegacionet u pritën nga Rektori prof. dr. Skender Topi i cili i njohu ata me traditën […]

Fjala përshëndetëse e Rektorit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Skender Topi, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2018-2019

Të dashur studentë! Mirësevini në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”! Nisja e vitit të ri akademik, e gjen institucionin tonë plotësisht të gatshëm për të realizuar procesin mësimor dhe kërkimin shkencor.Në zgjedhjen tuaj, ju i besuat një prej universiteteve më të vjetër dhe më me tradita në Shqipëri. Sot ky Universitet ju siguron programe të […]

Universiteti i Elbasanit merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Oral and Cervico- Facial Pathology”, Modica, Sicili

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Universitetin e Aquila, Itali, Ordine dei Medici-Chirurghi e degli Odontoiatri, Provinca di Ragusa, Itali, Associazione Nazionale Dentisti Italiani, Ragusa, Itali, organizuan në datat 14-15 Shtator 2018 në Modica, Itali, Konferencën Ndërkombëtare “Oral and Cervico- Facial Pathology”. Kjo Konferencë vjen si një bashkëpunim tjetër i suksesshëm i universiteteve […]

“VLERËSIMI DHE MISIONI I UNIVERSITETEVE NË PERSPEKTIVËN EVROPIANE”

Universiteti i Elbasanit kthehet në promotor ndryshimesh për Arsimin e Lartë në Shqipëri. Nën kujdesin e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, profesor dr. Skender Topi, në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro” dhe Universitetin e Foggia-s Itali,organizuan Simpoziumin me temë “VLERËSIMI DHE MISIONI I UNIVERSITETEVE NË PERSPEKTIVËN EVROPIANE”. Qëllimi i këtij simpoziumi […]

Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit.

Është zhvilluar në datat 30-31 mars 2018 në Tetovë, Maqedoni, Konferenca e 4-rt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA) me temë “Bashkëpunimi midis universiteteve dhe bashkëjetesa kulturore, një premisë për një platformë të qëndrueshme në të gjithë Ballkanin”.Themeluar në vitin 2014, qëllimi kryesor i Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit, është bashkëpunimi në rajon […]

Universiteti i Elbasanit pret ambasadorët e Francës dhe Rumanisë në kuadër të bashkëpunimit të vendeve frankofone.

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në kuadër të Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri, është zhvilluar aktiviteti “Momentet kryesore të marrëdhënieve historike mes dy popujve frankofonë si Rumania dhe Shqipëria”. Ky aktivitet shënon bashkëpunimin e radhës të suksesshëm të Universitetit të Elbasanit me aktorë të rëndësishëm të profilit ndërkombëtar, kombëtar, lokal e atij akademik. Me […]