Organizohet në Fakultetin Ekonomik trajnimi titulluar “Klubi i debatit”
Në Fakultetin Ekonomik, u zhvillua trajnimi “Klubi i debatit”, ku studentët, u njohën me hulumtimin shkencor, metodat e kërkimit shkencor, shkrimi akademik, fazat përmes të cilit zhvillohet hulumtimi shkencor, plagjiatura etj. Përmes organizimit të këtyre trajnimeve, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, synon të aftësojë studentët në fushën e kërkimit shkencor dhe në rritjen e cilësisë […]
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe SWISSCONTACT
Qëllimi i këtij memorandumi, është të krijojë një marrëdhënie reciproke të dobishme, të ndërtuar mbi bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor, si dhe të përcaktojë fushat për kërkimin shkencor e akademik në të cilin palët dëshirojnë të punojnë së bashku në të ardhmen, për përfitimin e tyre të ndërsjellë, për të nxitur një kuadër bashkëpunimi me […]
Mbahet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, seanca dëgjimore dhe konsultimi
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe publike lidhur me depistimin e skoliozës te fëmijët. Në takim ishin të pranishëm dhe mjekë,profesor e studentë nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ku nuk munguan pyetjet për identifikimin në kohë të kësaj patologjie dhe masat që duhen […]
Prezantohet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, libri i Prof.as.dr. Ardjan Turkut
Prezantohet libri i Prof.as.dr. Ardjan Turkut “Formësimi i kompetencave të mësuesve të rinj, përmes praktikave profesionale”.Ky prezantim vjen si pjesë e aktivitete që FSHE “organizon “në kuadër të nismës “Muaji Mars muaji i mësuesisë në FSHE”. Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, vuri theksin në rëndësinë që ka promovimi i teksteve akademike dhe pasurimi i […]
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u organizua takimi me temë “Zëri i grave dhe vajzave”
Është zhvilluar në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, tryeza e shtatë e rrumbullakët e çështjeve të barazisë gjinore me temë “Zëri i grave dhe vajzave”, Në takim u trajtua mbrotja e grave dhe vajzave, fuqizimi i zërit të tyre në shoqëri, garantimi i pjesëmarrjes së barabartë në vendimarrje, projektet e vazhdueshme që ndërmerren për të […]
Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ekspozita “Elbasani i viteve 1916-1918”
Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me departamentin e gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka organizuar me rastin e festimeve për “Ditën e Verës”, ekspozitën “Elbasani i viteve 1916-1918”. Përmes kësaj ekspozite me foto të rralla nga Arkivi i Vjenës (mundësuar nga Arkivi Digjital i Elbasanit), studentë, profesorë, studiues dhe qytetarë të Elbasanit, kanë mundësinë […]
Në kuadër të “Ditët e informimit të maturantëve”, zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, takimi me maturantët
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, janë zhvilluar në datat 22,23,24,25,28 shkurt dhe në datat 1,2 mars takimi me maturantët e shkollave: “Dhaskal Todri”,”Kostandin Kristoforidhi” , “Luigj Gurakuqi”, “Vasil Kamami”, IMSA, “Rahma School”, “Fiqiri Baltëza”, “Ahmet Dakli”, “Ibrahim Bozhiqi”, “Ibrahim Ceka”, “Kodhel Dedja”, “11 Dëshmorët”, “Kostandin Shpataraku”, “Onufri”, “Mahir Domi”, “Anastas Cakalli”, “Mahmud Ali Cungu, […]
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillohet aktiviteti me temë “Aleanca kundër gjuhës së urrejtjes një diskutim gjithëpërfshirës”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Avokaten e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Autoritetin e Mediave Vizive, zhvilluan aktivitetin me temë “Aleanca kundër gjuhës së urrejtjes një diskutim gjithëpërfshirës”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të 12-vjetorit të miratimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Rektori i universitetit, […]
Zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit projekti me temë “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike”
Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit është zhvilluar projekti me temë “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike”, organizuar nga Këshilli Evropian. Në fjalën e saj përshëndetëse, dekane e këtij fakulteti Prof.as.dr Elisabeta Osmanaj, theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre projekteve dhe aktiviteteve, për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë dhe përgatitjen e mësuesve të […]
Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr.Skender Topi, zhvillon takim me ambasadorin e Arabisë Saudite
Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, zhvilloi ditën e sotme një takim me ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, duke e prezantuar atë me historikun, traditën e universitetit në fushën e mësimdhënies, kapacitetet që ofron, bashkëpunimet e vazhdueshme dhe ndërkombëtarizimin që mbetet prioritet për Universitetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, rektori shprehu […]