Let it snow let it snow…
Studentët e programit të studimit Edukim Fizik dhe Sporte, gjatë orëve të praktikës. Janar 2020
Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, konferenca e tretë ndërkombëtare “Arritjet dhe sfidat e punonjësit social në Shqipëri”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Punës Sociale, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale, Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizuan Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Arritjet dhe sfidat e punonjësit social në Shqiperi”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Elbasan, […]
Zhvillohet Konferenca e parë kombëtare e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Edukimit me temë Sfidat aktuale të studentëve lidhur me praktikën profesionale në kontekstin e kopshtit gjithëpëfshirës, fokus edukimin e fëmijëve nga pakicat etnike
Konferenca e parë e studentëve “Sfidat aktuale të studentëve lidhur me praktikën profesionale në kontekstin e kopshtit gjithëpëfshirës, me fokus edukimin e fëmijëve nga pakicat etnike”, mbajtur më 14 qershor 2019,Elbasan, është mbështetur nga Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatën “Save the Children”. Kjo […]
Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë”
Më 20-21 dhjetor 2017, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan u mbajt Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëvepërmes praktikës në shkollë”. Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, Universitetin “Neofit Rilski” Bulgari, Universitetin e Tiranës, […]
“Askush nuk varfërohet duke dhuruar“ – aktivitet në ndihmë të familjeve në nevojë
Më datë 17 dhjetor 2017, studentët e degës Punonjës Social të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani“, në vigjilje të festave të Krishtlindjes organizuanaktivitetin me temë “Askush nuk varfërohet duke dhuruar“. Ky aktivitet u mbështet dhe u realizua edhe në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan. Studentët dhuruan pako ushqimore dhe dhurata për 100 familje […]
Leksion i hapur me temë “Unë jam si ju”
Më datë 07.12.2017 në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit u mbajt leksioni i hapur me temë “Unë jam si ju”, realizuar nga studentët e vitit të parë, dega Master Profesional”Puna sociale me fëmijët dhe familjen”, nën koordinimin e pedagoges Denisa Ballhysa. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zv Dekani i Fakultetit të Shkencave […]
Aktivitet në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
Datë 6 dhjetor 2017, Departamenti i Edukimit Qytetar në bashkëpunim me Forumin e Gruas – Elbasan, organizuan në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Edukimit aktivitet në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundërdhunës ndaj grave dhe vajzave. Të ftuar ishin përfaqësues nga Bashkia e Elbasanit znj. Marsida Sejdini, kordinatore e dhunës në Bashki; nga […]
Sesion informimi mbi mundësi punësimi nga Departamenti i Administratës Publike
Departamenti i Administrtës Publike (DAP) në 25 maj 2017 zhvilloi me studentët e vitit të tretë të degëve të ndryshme të sistemit Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor të Fakultetit të Shkencave të Edukimittë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan një sesion informimi mbi mundësitë e punësimit. Specialistët e DAP informuan mbi procedurën e regjistrimim dhe hapat […]
Në mbështetje të fushatës për sigurimin e fondeve për fëmijët në nevojë
Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit iu bashkuan fushatës për sigurimin e fondeve për fëmijët në nevojë, fushatë kjo e ndërmarrë në bashkëpunim me “Kryqin e Kuq” Elbasan për periudhën Maj-Qershor 2017. Ky aktivitet rriti më tej ndërgjegjësimin rreth problemeve sociale dhe ekonomike të fëmijëve në nevojë dhe nxiti diskutime mbi trajtimin […]
Konferenca e Parë Kombëtare “Sfidat e arsimit parauniversitar dhe shërbimet psiko-sociale në shkollë”
Në datë 20 maj 2017, në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan u mbajt Konferenca e Parë Kombëtare “Sfidat e arsimit parauniversitar dhe shërbimet psiko-socialenë shkollë”. Kjo konferencë u organizua në bashkëpunim me shoqatën “Psikologët shqiptarë” dhe me DAR, Elbasan. Në fjalën përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.Dr.Skënder […]