Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “100 Vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare”

Departamenti i Histori-Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit, në bashkëpunim me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit, organizoi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare dy ditore “100 Vjet nga Republika Parlamentare Shqiptare”. Ky aktivitet mblodhi historianë, akademikë dhe studiues për të reflektuar mbi zhvillimet historike, politike dhe sociale në formimin e shtetit modern shqiptar […]

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Tryezën e 10-të Vjetore të Rrumbullakët për çështjet e barazisë gjinore

Departamenti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Tryezën e Rrumbullakët të 10-të për çështjet e barazisë gjinore, duke mbledhur studentë, akademikë dhe ekspertë, për të diskutuar rreth Strategjisë së BE-së për Barazinë Gjinore (2020-2025) dhe përafrimit të Shqipërisë me politikat gjinore të BE-së. Veprimtaria u hap me fjalët frymëzuese nga […]

Organizohet konkursi letrar “Magjia e Fjalës”

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Elbasanit, me synimin për të nxitur të rinjtë drejt krijimtarisë artistike dhe ruajtjes së gjuhës amtare, organizoi konkursin letrar “Magjia e Fjalës”, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të Bashkisë Elbasan. I ftuar për të folur rreth përkthimit në shqip […]

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” tryezë diskutimi në bashkëpunim me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë, organizoi një tryezë diskutimi me titull “Ngritja e kapaciteteve në mediat audiovizive për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në pajtim me standarde etike dhe profesionale të gazetarisë”. Ky projekt u realizua me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri. […]

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit për dy ditë radhazi Simpoziumi Shkencor “Gjuha dhe Identiteti Kombëtar”

Në kuadër të “Vitit të Gjuhës Shqipe,” të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Institutin Albanologjik të Prishtinës, Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Fakultetin e […]

Zhvillohet takimi i radhës në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, në kuadër të “Tetorit të librit”

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani,” organizuan takimin e radhës në kuadër të “Tetorit të librit”, me të ftuar autorët Agim Baçi dhe Ersid Karaj. Takimi bëri bashkë pedagogë dhe studentë që patën mundësinë të ndanin momente frymëzuese dhe diskutime të thella mbi artin […]

Gazetari, shkrimtari, publicisti dhe regjisori shqiptar, Z. Fatmir Terziu, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në kuadër të “Tetorit të librit”

Në kuadër të “Tetorit të librit,” Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani,” në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë dhe Departamentin e Gjuhësisë, organizoi një takim me gazetarin, shkrimtarin, publicistin dhe regjisorin shqiptar, Z. Fatmir Terziu. Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Z. Terziu ndau përvojën e tij si shkrimtar dhe publicist, por edhe përvojën jetësore . […]

Takim i veçantë në kuadër të Tetorit të Librit!

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizojnë një cikël takimesh kushtuar librit. Në këtë seri takimesh, patëm kënaqësinë të mirëpresim znj. Loreta Schillock, e cila ndau me studentët përvojën e saj si përkthyese në gjuhën gjermane të një cikli poezish nga Dritëro Agolli, si […]

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit ka nisur “Ditët e Informimit” për mobilitetet studentore me Programin Erasmus+

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit, ka nisur ditën e sotme “Ditët e Informimit”, për mobilitetet e studentëve me programin Erasmus+ , për vitin akademik 2024-2025, si dhe projektet e fituara për Ngritjen e Kapaciteteve të financuara nga Bashkimi Europian. Pjesëmarrës ishin studentë nga programe të ndryshme të Fakultetit të Shkencave Humane […]

Promovohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, libri i historianit Gjet Ndoj

Në mjediset e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u promovua libri “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1944”, me autor historianin Gjet Ndoj. Në fjalën e tij përshëndetëse Zëvendësrektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, u shpreh mbi rëndësinë dhe vlerat që sjell ky libër në aspektin akademik, historik dhe shoqëror, duke […]