Stafit të Universitetit të Elbasanit “Alesandër Xhuvani”, i shtohen 2 ish-studentë të tij

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin, se personelit tonë i shtohen dy anëtarë të rinj, ish-studentë të diplomuar në Universitetin e Elbasanit, pjesëmarrës të programit të praktikave të punës pranë universitetit tonë dhe nga sot pjesë e stafit të rektoratit, duke sjellë përkushtimin, […]

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Drejtësisë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nënshkroi ditën e sotme Memorandumin e Mirëkuptimit dhe marrëveshjen e Ndihmës Juridike Parësore me Ministrinë e Drejtësisë. Përmes këtyre marrëveshjeve, UE permbush nje objektiv thelbësor në drejtim të rritjes profesionale të studentëve dhe personelit akademik, duke i mundësuar edhe aftësimin praktik nëpërmjet Klinikës së Ligjit të Fakultetit të Biznesit dhe […]

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Forumi i Ballkanit Perëndimor mbi institucionalizimin e gjuhës rome

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe ERIAC, organizuan Forumin e Ballkanit Perëndimor mbi institucionalizimin e Gjuhës Rome. Ky forum kishte në fokus unifikimin e rekomandimeve shkencore, me qëllim dokumentimin e gjuhës rome, e cila është faza e parë e krijimit të teksteve të shkruara, e studimit […]

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” tryezë diskutimi në bashkëpunim me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë, organizoi një tryezë diskutimi me titull “Ngritja e kapaciteteve në mediat audiovizive për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në pajtim me standarde etike dhe profesionale të gazetarisë”. Ky projekt u realizua me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri. […]

Universiteti i Elbasanit merr pjesë në takimin e 2-të të partnerëve të projektit LAIA në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH) u zhvillua takimi i 2-të i partnerëve të projektit LAIA (Laboratories of Artificial Intelligence in Albania and Kosovo), i financuar nga Bashkimi Europian. Ky projekt synon të promovojë inovacionin dhe përmirësojë arsimin në fushën e Inteligjencës Artificiale përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.dr. Elvira […]

Thirrje për botime në Buletinin Shkencor 2025

Me kërkesë të personelit akademik, Ju njoftojmë se shtyhet afati për dërgimin e artikujve shkencorë për botim në Buletinin Shkencor, Viti XXVI i botimit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Afati i fundit për dorëzimin e artikujve do të jetë data 24.02.2025 Rikujtojmë që botimet duhet t’i përkasin: Serisë së Shkencave Shoqërore, Serisë së Shkencave […]

Thirrje për aplikim për mobilitetin e stafit akademik (Training), në South East European University, Republika e Maqedonisë së Veriut

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e stafit akademik (Training), në South East European University, Republika e Maqedonisë së Veriut. / Staff Mobility Call for (Training), at South East European University, Republic of North Macedonia. Universiteti i Elbasanit  “Aleksandër Xhuvani”, në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me South […]

Zhvillohet sesion informues mbi projektin “Harvard Simulation Days” në bashkëpunim me Protik Innovation Hub

Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit, në bashkëpunim me Protik Innovation Hub, organizoi një sesion informues mbi projektin “Harvard Simulations Days.” Ky projekt, i zhvilluar në partneritet me Ambasadën Amerikane dhe Harvard Business Publishing, përfshin një seri simulimesh që mbulojnë tematika si siguria kibernetike, sipërmarrja dhe startup-et. Në workshop-in e mbajtur në Zyrën e […]