Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Znj. Martina Kasnyik në Universitetin e Elbasanit

Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Elvira Fetahu, priti në një takim ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, znj. Martina Kasnyik. Në fokus të bisedës ishte ndërkombëtarizimi i UE-së, duke përfshirë zgjerimin e bashkëpunimeve me universitetet hungareze në kuadër të programeve të mobilitetit, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore dhe akademike. […]

Universiteti i Elbasanit zhvilloi trajnimin “Sipërmarrja, Masterizimi dhe Suksesi”

Në vijimësi të aktiviteteve me Bordin Këshillimor të Biznesit, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” organizoi trajnimin me temë “Sipërmarrja, Masterizimi dhe Suksesi” nga CEO i Switch Technologies, z. Klised Rungo. Ky workshop, konceptuar në mënyrë interaktive, u ofroi studentëve instrumentet dhe këshillat e nevojshme për: Ndërtimin e një sipërmarrjeje me të ardhura të kufizuara Përdorimin […]

Prof.dr. Elvira Fetahu në takimin me AKKSHI për Projektet e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2025

Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, organizuan një takim informues mbi Shpalljen e Thirrjeve për Projektet e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2025. Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu theksoi rëndësinë e projekteve të aplikuara dhe të fituara nga Universiteti i […]

Prof.dr. Skender Topi takim me Rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore, Acad.Prof.dr. Abdylmenaf Bexheti

Mundësia e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, ishte tema kryesore e takimit të zhvilluar midis Prof.dr. Skender Topi dhe Rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore (SEEU), Acad.Prof.dr. Abdylmenaf Bexheti. Përgjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave akademike midis dy institucioneve, si dhe hapja e programeve të përbashkëta për […]

Rektorja e Universitetit të Elbasanit merr pjesë në takimin mbi Hartimin e Udhërrëfyesit të Shqipërisë për Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike

Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof.dr.Elvira Fetahu mori pjesë në takimin zhvilluar mbi hartimin e Udhërrëfyesit të Shqipërisë për Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike (CRM/SRM), një nismë e Misionit të Ekspertëve TAIEX (Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni), EIT Albania, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), dhe mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës […]

Gjimnazistë të Medrese “Iliria”, Elbasan zhvillojnë një takim informues në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit në Universitetin e Elbasanit zhvilloi një takim informues me një grup gjimnazistësh të klasës së XI nga Medrese “Iliria” Elbasan. Nxënësit u informuan nga Zyra e Karrierës në lidhje me programet e studimit që universiteti ofron në ciklet e studimit, mbi funksionet dhe shërbimet që zyra e karrierës […]

Prof.dr. Skender Topi zhvilloi takim me rektorin dhe zëvendësrektorët e Universitetit të Foggias

Prof. dr. Skender Topi zhvilloi një takim frytdhënës me rektorin e Universitetit të Foggias, Lorenzo Lo Muzio, dhe dy zëvendësrektorët, Mariantonietta Fiore dhe Donatella Curtotti. Ky takim shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit të hershëm dhe të suksesshëm midis dy institucioneve, që ka rezultuar në realizimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin […]

Zhvillohet Trajnimi “cyber drill”, nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua një trajnim praktik të titulluar “cyber drill”,nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Ky trajnim u ofroi studentëve të programit të studimit të Teknologji të Informacionit” mundësinë të përballen me skenarë realë të menaxhimit të incidenteve kibernetike. Përmes këtij simulimi, studentët eksploruan sfidat e sigurisë kibernetike […]

MODALITET PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT DOKTORATË NË “SHKENCAT MJEKËSORE TEKNIKE” VITI AKADEMIK 2024-2025

Program i studimit të doktoratës në “Shkenca Mjekësore Teknike” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor në Shkenca Mjekësore Teknike”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin […]