Organizohet sesioni informues “Punime kërkimore në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar” midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizoi në ambjentet e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, sesionin informues për prezantimin e thirrjes “Punime kërkimore në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar”, midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Z.Marin Beluli, Oficer i Antenës Elbasan, i prezantoi studentët me programin IPA, tematikat dhe prioritetet, strukturat përgjegjëse për […]
Promovohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” libri i shkrimtarit dhe publicistit Fatmir Toçi
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, është promovuar libri “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit”, i shkrimtarit dhe publicistit Fatmir Toçi. Vepra është një monografi historiko-kulturore e arbereshëve, qendresës dhe e mbijetesës së tyre përgjatë shekujve. Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësrektori Prof.as.dr Peçi Naqellari, theksoi rëndësinë që ka kjo vepër për studimin e komunitetit arbëresh, […]
U organizua në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Workshopi me temë “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, i parë si aset turistik”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Bordin Këshillimor të Biznesit, kanë organizuar Workshopin me temë: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, i parë si aset turistik”. Në këtë aktivitet, Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit e Turizmit Malor, njëkohësisht nënkryetar i Bashkisë Elbasan, Z.Artur Guni, në prezantimin e tij, vuri theksin në njohjen […]
Prezantohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nisma “Make it Visible”
U prezantua në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nisma “Make it Visible”, një bashkëpunim midis rrjetit “Barazi në Vendimarrje” dhe Era Film me mbështetjen dhe të Bashkimit Evropian. Znj.Edlira Çepani, Koordinatore Kombëtare, shprehu falenderimin dhe vlerësimin e saj, për mbështetjen, mundësitë dhe nismat e vazhdueshme që Universiteti i Elbasanit dhe Rektori Prof.dr. Skender Topi u […]
Organizohet nga Instituti Yunus Emre trajnim teorik dhe praktik me Akademinë e Medias
Studentë të programit të studimit të gazetarisë së Universitetit të Elbasanit, marrin pjesë në Akademinë e Medias, organizuar nga Instituti Yunus Emre, në Tiranë. Studentët në përfundim të trajnimeve teorik dhe praktikë mbi përdorimin e aplikacioneve e mediave sociale, fazat e prodhimit të lajmit etj, u pajisën me certifikatat përkatëse.
Organizohet Konferenca Shkencore “Qendrat e banuara të Shqipërisë, gjendja dhe e ardhmja”
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua Konferenca Shkencore “Qendrat e banuara të Shqipërisë, gjendja dhe e ardhmja”. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me një pjesëmarrje të theksuar të personaliteteve, studiuesve, pedagogëve dhe studentëve. Në fjalën e tyre përshëndetëse pjesëmarrësit, theksuan historinë, problematikat që kanë shoqëruar përgjatë […]
Organizohet Konferenca e II-të Ndërkombëtare në Logopedi dhe Fizioterapi
U zhvillua Konferenca e II-të Ndërkombëtar në Logopedi dhe Fizioterapi në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në bashkëpunim me departamentin e Mjekësisë Ndërsiplinare të Universitetit “Aldo Moro” . Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, Prof.dr. Skender Topi, në fjalën përshëndetëse, shprehu rëndësinë e krijimit të eventeve të tilla akademike, sfidat e Arsimit të Lartë […]
Mbahet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, simpoziumi shkencor “Aleksandër Xhuvani në leksikologjinë shqiptare”
U mbajt në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, simpoziumi shkencor “Aleksandër Xhuvani në leksikologjinë shqiptare”, në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike. Në fjalën përshëndetëse, Zëvendësrektori i këtij universiteti Prof.as.dr Peçi Naqellari, theksoi rëndësinë e këtij simpoziumi si një obligim ndaj vlerësimit dhe lartësimit të figurës së Aleksandër Xhuvanit, puna dhe kontributi i të cilit […]
Organizohet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Konferenca e 9-Ndërkombëtare “Përparimet në Biznes, Financë dhe Drejtësi”
U organizua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Konferenca e 9-Ndërkombëtare U zhvillua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Konferenca e 9-të Ndërkombëtare me titull “Përparimet në Biznes, Financë dhe Drejtësi”. Zv. Rektore e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, Prof.as.dr Elvira Fetahu, , në fjalën e saj, theksoi rolin […]
Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, konferenca në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome”
Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, konferenca në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome”. Në ambjentet e Universitetit të Elbasanit, është organizuar një konferencë në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, ku u trajtua historiku, zhvillimi etnokulturor, vështirësitë e komunitetit dhe sfidat e ruajtes së gjuhës Rome. Një kontribut të rëndësishëm në […]