{"id":649,"date":"2015-10-22T11:48:07","date_gmt":"2015-10-22T11:48:07","guid":{"rendered":"https:\/\/uniel.instant.al\/zhvillohet-ceremonia-e-diplomimit-ne-fakultetin-ekonomik\/"},"modified":"2026-03-11T15:42:13","modified_gmt":"2026-03-11T15:42:13","slug":"zhvillohet-ceremonia-e-diplomimit-ne-fakultetin-ekonomik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/zhvillohet-ceremonia-e-diplomimit-ne-fakultetin-ekonomik\/","title":{"rendered":"Zhvillohet ceremonia e diplomimit n\u00eb Fakultetin Ekonomik"},"content":{"rendered":"<p>Fakulteti ekonomik pran\u00eb Universitetit \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d n\u00eb Elbasan ka zhvilluar ceremonin\u00eb e diplomimit p\u00ebr 1028 student\u00eb t\u00eb tij, n\u00eb t\u00eb gjitha programet e studimit n\u00eb ciklin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb.T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, p\u00ebrve\u00e7 drejtuesve t\u00eb pedagog\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij fakulteti dhe Rektorit t\u00eb Universitetit Prof.Dr. Liman Varoshi, ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe Kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb zoti Ilir Meta, Ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Lindita Nikolla si dhe drejtues t\u00eb pushtetit vendor, deputet\u00eb e t\u00eb ftuar t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e hapjes s\u00eb k\u00ebsaj ceremonie, dekani i Fakulteti Ekonomik Prof.Asc.Dr. Altin Idrizi ka shprehur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe emocionin e organizimit t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti, i cili kuror\u00ebzon pun\u00ebn disavje\u00e7are t\u00eb student\u00ebve dhe gjith\u00eb stafit akademik n\u00eb drejtim t\u00eb dijes. Ai ka theksuar se Fakulteti ekonomik i Universitetit t\u00eb Elbasanit, me ritmet e tij t\u00eb zhvillimit ka arritur gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nd\u00ebr pjes\u00ebt me thelb\u00ebsore t\u00eb gjith\u00eb Universitetit t\u00eb Elbasanit, por edhe me nj\u00eb ndikim mjaft t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn sociale dhe intelektuale t\u00eb gjith\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit dhe jo vet\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb duke folur p\u00ebr t\u00eb ardhmen dekani Altin Idrizi, ka v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb inisiativ\u00ebn q\u00eb pran\u00eb Fakultetit Ekonomik disa prej programeve t\u00eb studimit n\u00eb ciklin master t\u00eb zhvillohen t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe m\u00eb pas kjo t\u00eb zbres\u00eb edhe n\u00eb ciklin e par\u00eb bachelor. Sipas tij kjo do ti mund\u00ebsoj\u00eb k\u00ebtij fakulteti thithjen e fondeve t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb drejtim t\u00eb arsimit, si dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e diplom\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb thithur student\u00eb jo vet\u00ebm vendas pro edhe t\u00eb huaj.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij Rektori i Universitetit t\u00eb Elbasanit Prof.Dr.Liman Varoshi, e ka cil\u00ebsuar ceremonin\u00eb e dor\u00ebzimit t\u00eb diplomave p\u00ebr student\u00ebt, si mjaft dom\u00ebth\u00ebse dhe emocionuese, pasi ajo p\u00ebrb\u00ebn kuror\u00ebzimin e dijeve t\u00eb student\u00ebve. Rektori Varoshi ka deklaruar se puna e stafit drejtues t\u00eb Unieversitetit gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb drejtim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, kjo edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pro\u00e7esit tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebisish\u00ebm t\u00eb akreditimit t\u00eb universiteteve. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj pune, Rektori ka p\u00ebrmendur faktin e kualifikimit t\u00eb stafit akademik t\u00eb Universitetit i cili tashm\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 70% t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb me grada e tituj shkencor\u00eb, duke ofruar k\u00ebshtu dije m\u00eb cil\u00ebsore, investimin ne bibliotek\u00ebn universitare p\u00ebr tu mund\u00ebsuar student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve kushte bashk\u00ebohore t\u00eb m\u00ebsimit e k\u00ebrkimit shkencor, e shum\u00eb masa t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrrmarra n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai ka v\u00ebn\u00eb theksin edhe n\u00eb faktin se Universiteti i Elbasanit dhe natyrisht edhe fakulteti ekonomik, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb drejtim t\u00eb hartimit dhe p\u00ebrmirsimit t\u00eb kurikulave t\u00eb programeve t\u00eb studeimit, me q\u00eblim q\u00eb ti p\u00ebrshtasin ato me k\u00ebrkesat e tregut t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm jo vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrthithjen e student\u00ebve, pro edhe p\u00ebr tu ofruar atyre nj\u00eb diplom\u00eb sa m\u00eb t\u00eb vlefshme.<\/p>\n\n\n<p>Nga ana e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, duke p\u00ebrsh\u00ebndetur student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt e pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, ka theksuar se sfid\u00eb p\u00ebr institucionin q\u00eb ajo drejton \u00ebsht\u00eb aplikimi i ligjit t\u00eb ri t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vend, jo vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr por edhe n\u00eb praktik\u00eb. Ajo ka mb\u00ebshtetur filozofin\u00eb e Rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Elbasanit, p\u00ebr p\u00ebrshtatjen e kurikulave universitare me tregun e pun\u00ebs, duke theksuar se ky \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i zhvillimit t\u00eb Universiteve n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe rritja e vler\u00ebs s\u00eb diplom\u00ebs Universitare. Ajo ka premtuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr Universitetin e Elbasanit, duke shprehur bindjen se ai do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje, n\u00eb vazhdim edhe tradit\u00ebs s\u00eb vyer t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs t\u00eb ofroj\u00eb dije cil\u00ebsore.<\/p>\n\n<p>Suksese student\u00ebve t\u00eb diplomuar dhe stafit t\u00eb Universitetit i ka uruar edhe Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Elbasanit Qazim Sejdini, i cili ka theksuar faktin se do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb gjithmon\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Universitetit t\u00eb Elbasanit, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr vlerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka gjith\u00eb qyteti.<\/p>\n\n<p>Si i ftuar i nderit n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni Kryetari i Kuvendit zoti Ilir Meta ka falenderuar dekanin e fakultetit dhe rektorin p\u00ebr ftes\u00ebn, duke theksuar k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n\n\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse para student\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u shpreh se kjo ceremoni diplomimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb studentet dhe student\u00ebt q\u00eb diplomohen sot, pasi \u00ebsht\u00eb kuror\u00ebzimi i nj\u00eb investimi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, jo vet\u00ebm individual, por edhe familjar dhe mbi t\u00eb gjitha edhe shoq\u00ebror.\u201cNdaj dua t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sukses dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht jam i bindur se ambiciet tuaja, edhe akademike, edhe profesionale nuk p\u00ebrfundojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb diplomim, por ju duhet t\u2019i vazhdoni t\u00eb gjitha etapat me vendosm\u00ebri edhe m\u00eb tej.  Padyshim q\u00eb nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, un\u00eb do t\u2019jua b\u00ebj t\u00eb gjith\u00eb prind\u00ebrve tuaj sepse ju jeni mjaft t\u00eb lumtur dhe mjaft t\u00eb g\u00ebzuar, por t\u00eb jeni t\u00eb sigurt se prind\u00ebrit tuaj jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb lumtur, edhe m\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar se ju sepse investimi n\u00eb edukimin e f\u00ebmij\u00ebve, \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb b\u00ebn \u00e7do prind n\u00eb jet\u00ebn e  tij dhe p\u00ebr familjen e tij\u201d, tha z. Meta. <\/p>\n\n<p>Z. Ilir Meta deklaroi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb pandalshme, at\u00eb t\u00eb integrimit evropian dhe padyshim q\u00eb pozicionimi i saj si vend an\u00ebtar i Bashkimit Evropian nes\u00ebr, do t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se produkt i aft\u00ebsive tona p\u00ebr t\u00eb konkurruar me efikasitet dhe me sukses n\u00eb t\u00eb gjitha fushat p\u00ebr t\u00eb ofruar vlera m\u00eb  cil\u00ebsore.<\/p>\n\n<p>M\u00eb pas \u00ebsht\u00eb zhvilluar edhe ceremonia e dor\u00ebzimit t\u00eb diplomave, ku disa prej student\u00ebve me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera, k\u00ebto diploma u jan\u00eb dor\u00ebzuar nga t\u00eb ftuarit e k\u00ebsaj ceremonie.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fakulteti ekonomik pran\u00eb Universitetit \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d n\u00eb Elbasan ka zhvilluar ceremonin\u00eb e diplomimit p\u00ebr 1028 student\u00eb t\u00eb tij, n\u00eb t\u00eb gjitha programet e studimit n\u00eb ciklin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb.T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, p\u00ebrve\u00e7 drejtuesve t\u00eb pedagog\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij fakulteti dhe Rektorit t\u00eb Universitetit Prof.Dr. Liman Varoshi, ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe Kryetari i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-649","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-30"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=649"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/649\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2986,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/649\/revisions\/2986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}