{"id":5126,"date":"2015-05-12T12:48:47","date_gmt":"2015-05-12T12:48:47","guid":{"rendered":"https:\/\/uniel.instant.al\/konference-e-departamentit-te-gjuhes-ne-universitetin-e-elbasanit-mbi-veprimtarine-e-prof-dr-remzi-pernaska-2\/"},"modified":"2015-05-12T12:48:47","modified_gmt":"2015-05-12T12:48:47","slug":"konference-e-departamentit-te-gjuhes-ne-universitetin-e-elbasanit-mbi-veprimtarine-e-prof-dr-remzi-pernaska-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/konference-e-departamentit-te-gjuhes-ne-universitetin-e-elbasanit-mbi-veprimtarine-e-prof-dr-remzi-pernaska-2\/","title":{"rendered":"Konferenc\u00eb e departamentit t\u00eb Gjuh\u00ebs n\u00eb Universitetin e Elbasanit mbi veprimtarin\u00eb e Prof.Dr Remzi P\u00ebrnaska"},"content":{"rendered":"<p>Remzi P\u00ebrnaska, personalitet i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, ishte titulli i konferenc\u00ebs q\u00eb Departamenti i Gjuh\u00ebs, pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane n\u00eb UE zhvilloi n\u00eb sall\u00ebn kryesore t\u00eb Bibliotek\u00ebs Universitare.<br \/>\n<!--more--><br \/>\n Duke hap\u00ebr k\u00ebt\u00eb konfer\u00ebnc\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb studiuesve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe personaliteteve t\u00eb shkencave filologjike n\u00eb vend, Rektori i Universitetit t\u00eb Elbasanit, duke iu drejtuar personalisht Prof.Dr. Remzi P\u00ebrnask\u00ebs e ka falenderuar at\u00eb p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shkencave gjuh\u00ebsore shqipe, si dhe n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Elbasanit. Prof.Dr Liman Varoshi ka theksuar se Remzi P\u00ebrnaska nj\u00eb personalitet q\u00eb jet\u00ebn e ka \u00e7uar p\u00ebrmes Parisit dhe Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb kontribut t\u00eb posa\u00e7\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebsin\u00eb shqipe dhe nj\u00eb prodhimtari studimore q\u00eb sa vjen e b\u00ebhet m\u00eb e \u00e7muar. Edhe Dekani i Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane Prof.Dr. Roland Gjini ka vler\u00ebsuar Profesor Remzi P\u00ebrnask\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb fakultetit q\u00eb drejton n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kontributin personal n\u00eb literatur\u00eb t\u00eb dhuruar, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb cil\u00ebsore m\u00ebsimdh\u00ebnien e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakultet. Shefi i Departamentit t\u00eb Gjuh\u00ebs Prof.As.Dr Albert Riska n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e organizatorit t\u00eb k\u00ebsaj Konference ka theksuar se t\u00eb organizosh nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr Remzi P\u00ebrnask\u00ebn \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb personalitet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Konferenca m\u00eb pas ka vazhduar me seancat plenare ku jan\u00eb prezantuar 20 referate dhe studime shkencore n\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb dhe pun\u00ebn e Prof. Dr Remzi P\u00ebrnask\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr aktivitetin shkencor e pedagogjik t\u00eb prof.dr. Remzi P\u00ebrnaska<\/strong> <\/p>\n<p>I lindur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 20 dhjetor 1934, shkoll\u00ebn fillore, shtat\u00ebvje\u00e7are dhe t\u00eb mesme i kreu n\u00eb vendlindje, kurse studimet e para t\u00eb larta p\u00ebr gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi ruse n\u00eb Institutin e Lart\u00eb Pedagogjik Dyvje\u00e7ar t\u00eb Tiran\u00ebs, m\u00eb 1956. Pas mbarimit t\u00eb studimeve t\u00eb larta p\u00ebr gjuh\u00eb ruse m\u00eb 1956 ka punuar si m\u00ebsues i gjuh\u00ebs shqipe dhe ruse n\u00eb C\u00ebrrik t\u00eb Elbasanit deri n\u00eb vitin 1960. Vazhdoi me korrespondenc\u00eb Institutin e Lart\u00eb Pedagogjik kat\u00ebrvje\u00e7ar, po p\u00ebr gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi ruse, por, meq\u00eb u d\u00ebrgua p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar turqishten n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebve t\u00eb Lindjes n\u00eb Mosk\u00eb, nuk mundi t\u00eb marr\u00eb diplom\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse. Pas kthimit nga Moska, m\u00eb 1961, vazhdoi studimet e larta n\u00eb deg\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb Fakultetit t\u00eb Historis\u00eb dhe t\u00eb Filologjis\u00eb, t\u00eb cilat i kreu m\u00eb 1963. P\u00ebr rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera n\u00eb studimet e larta, e mbajt\u00ebn pedagog t\u00eb sintaks\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb katedr\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb k\u00ebtij fakulteti, ku punoi si pedagog i sintaks\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, prej vitit 1963 deri n\u00eb vitin 1974.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1974 u d\u00ebrgua si lektor i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebve dhe t\u00eb Qytet\u00ebrimeve Lindore n\u00eb Paris, ku punoi deri n\u00eb vitin 1982. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u regjistrua n\u00eb kurse t\u00eb ndryshme p\u00ebr gjuh\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe teorike. Ndoqi kurset e gjuh\u00ebtarit t\u00eb madh francez Andre Martinet (i cili n\u00eb librin e vet \u201cMemoires d\u2019un linguiste, vivre les langues\u201d, Paris, 1993, faqe 201 flet shprehimisht p\u00ebr t\u00eb), si edhe t\u00eb gjuh\u00ebtarit tjet\u00ebr t\u00eb shquar francez Antoine Culioli, n\u00ebn udh\u00ebheqjen shkencore t\u00eb t\u00eb cilit p\u00ebrgatiti nj\u00eb tez\u00eb p\u00ebr grad\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shkencore q\u00eb ka Franca: &#8220;Doktor Shteti&#8221;. Nuk e mbrojti dot se Ministria e Arsimit e Shqip\u00ebris\u00eb e detyroi t\u00eb kthehet n\u00eb atdhe nj\u00eb jav\u00eb para mbrojtjes, m\u00eb 1982.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1975 \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Ballkanike t\u00eb Parisit dhe i Shoqat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb Funksionale, kurse nga viti 1976 \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjuh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Parisit dhe nga viti 1994 edhe i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjuh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Franc\u00ebs (shih &#8220;Annuaire des Linguistes de France\u201d 1995-1996, faqe 57), q\u00eb nga themelimi edhe i Rrethit t\u00eb Gjuh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Gjuh\u00ebve dhe Qytet\u00ebrimeve Lindore (viti 1997). N\u00eb vitin 1980 iu propozua nga Shoqata e Jo Aristotelian\u00ebve t\u00eb ShBA-s\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i saj, por nuk iu dha leja p\u00ebrkat\u00ebse nga autoritetet shqiptare t\u00eb asaj kohe. Pas kthimit n\u00eb atdhe, u em\u00ebrua punonj\u00ebs shkencor n\u00eb Sektorin e Gramatik\u00ebs dhe t\u00eb Dialektologjis\u00eb t\u00eb Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku punoi deri n\u00eb vitin 1991. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ka botuar artikuj shkencor\u00eb n\u00eb revistat shqiptare &#8220;Studime filologjike&#8221;, &#8220;Studia albanica&#8221;, etj., si edhe n\u00eb revista t\u00eb huaja t\u00eb specializuara n\u00eb gjuh\u00ebsi, si &#8220;Cahiers balcaniques&#8221;, &#8220;Faits de langue&#8221;, &#8220;Travaux du cercle des linguistes de l&#8217;INALCO&#8221;, &#8220;Presses Universitaires de France&#8221;, etj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb autor i dy krer\u00ebve (kundrina, rrethanori) dhe ka ndihmuar p\u00ebr redaktimin e pjes\u00ebs s\u00eb sintaks\u00ebs s\u00eb fjalis\u00eb t\u00eb v\u00ebllimit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb \u201cFonetika dhe gramatika e gjuh\u00ebs s\u00eb sotme letrare shqipe\u201d, botuar nga Akademia e Shkencave.<br \/>\nKa qen\u00eb an\u00ebtar i redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs &#8220;Studime filologjike&#8221; dhe i v\u00ebllimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb A. Xhuvanit, an\u00ebtar i K\u00ebshillit shkencor t\u00eb Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga viti 1983 deri n\u00eb vitin 1991; ka qen\u00eb delegat n\u00eb Kongresin e drejtshkrimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe m\u00eb 1972, ku ka diskutuar dhe mbajtur nj\u00eb kumtes\u00eb. Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kongrese dhe konferenca komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gjuh\u00ebsi; ka mbajtur ligj\u00ebrata p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe si n\u00eb Athin\u00eb, Paris, K\u00ebln, Puatje, Marsej\u00eb, Nant\u00eb, Mynih, etj. Ka hartuar disa z\u00ebra p\u00ebr Fjalorin enciklopedik shqiptar. Nga tetori i vitit 1991 deri n\u00eb shtator 1997 ka punuar s\u00ebrish si lektor i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebve dhe t\u00eb Qytet\u00ebrimeve t\u00eb Lindjes n\u00eb Paris. Ka botuar artikuj n\u00eb revista t\u00eb specializuara franceze dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ka mbrojtur nj\u00eb disertacion me tem\u00ebn &#8220;Kundranori me parafjal\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe&#8221; dhe ka fituar grad\u00ebn &#8220;Doktor i shkencave&#8221; n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka botuar n\u00eb Pej\u00eb librin &#8220;Kundranori me parafjal\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe&#8221;. Ka mbrojtur nj\u00eb disertacion p\u00ebr doktor shteti me tem\u00ebn &#8220;Sintaksa e th\u00ebnies n\u00eb gjuh\u00ebn e sotme shqipe (Sintaksa e trajtave t\u00eb shkurt\u00ebra t\u00eb p\u00ebremrave vetor\u00eb)&#8221; dhe ka fituar grad\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shkencore q\u00eb ka Franca: &#8220;Doctor d&#8217;Etat des lettres et sciences humaines&#8221;, si edhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr punime doktoratash n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar jurish p\u00ebr mbrojtje doktoratash. Kjo doktorat\u00eb i dha edhe titullin &#8220;Profesor&#8221; n\u00eb Franc\u00eb. Ky disertacion u botua n\u00eb fr\u00ebngjisht nga Presses Universitaires du Septentrion, Lille 1997, 672 faqe (shih Catalogue des theses disponibles, Septentrion Presses universitaires, Mars 1998, f. 21).<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi i prof.dr. Remzi P\u00ebrnask\u00ebs me Universitetin e Elbasanit \u00ebsht\u00eb i shumansh\u00ebm: ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltari dhe nxit\u00ebsi shkencor i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimtarish shkencore t\u00eb nivelit komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb organizuara n\u00eb UE \u201cA.Xhuvani\u201d; \u00ebsht\u00eb hartues dhe bashk\u00ebhartues i politikave t\u00eb k\u00ebrkimit n\u00eb shkencor n\u00eb nivel fakulteti dhe departamenti (n\u00eb departamentin e gjuh\u00ebsis\u00eb); \u00ebsht\u00eb lektor i disiplinave t\u00eb reja dhe bashk\u00ebkohore n\u00eb ciklin e dyt\u00eb t\u00eb studimeve, n\u00eb programin e studimit \u201cMaster i shkencave n\u00eb gjuh\u00ebsi\u201d, si \u201cGjuh\u00ebsi teorike\u201d, \u201cMorfologji teorike\u201d etj.; \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtar si k\u00ebshilltar i grupit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e dosjes s\u00eb aplikimit p\u00ebr ciklin e tret\u00eb t\u00eb studimeve n\u00eb UE \u201cDoktorat\u00eb n\u00eb albanologji\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb profilin gjuh\u00ebsi etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, prof.dr. Remzi P\u00ebrnaska \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i palodhur i k\u00ebrkuesve t\u00eb rinj t\u00eb departamentit t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb s\u00eb UE \u201cA.Xhuvani\u201d, duke siguruar p\u00ebr ta literatur\u00eb bashk\u00ebkohore, k\u00ebshillim literature dhe k\u00ebrkimi shkencor, nxit\u00ebs i kualifikimit t\u00eb tyre shkencor, drejtues dhe krijues i lidhjeve shkencore me universitete me profile t\u00eb ngjashme n\u00eb Franc\u00eb, dhe, s\u00eb fundi, pasurues i bibliotek\u00ebs shkencore, q\u00eb nga bibliotekat vetjake t\u00eb k\u00ebrkuesve t\u00eb rinj e jo vet\u00ebm t\u00eb departamentit, deri t\u00eb fondet e Bibliotek\u00ebs Universitare t\u00eb UE \u201cA.Xhuvani\u201d.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb vler\u00ebsimi real dhe mir\u00ebnjohjeje ndaj k\u00ebsaj figure t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shkenc\u00ebs shqiptare Universiteti i Elbasanit e ka nderuar prof.dr. Remzi P\u00ebrnask\u00ebn me titullin \u201cHonoris causa\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-5122\" width=\"30%\" src=\"https:\/\/uniel.instant.al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/ima2.jpg\" alt=\"Konferenc\u00eb e departamentit t\u00eb Gjuh\u00ebs n\u00eb Universitetin e Elbasanit mbi veprimtarin\u00eb e Prof.Dr Remzi P\u00ebrnaska \" \/><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-5123\" width=\"30%\" src=\"https:\/\/uniel.instant.al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/ima3.jpg\" alt=\"Konferenc\u00eb e departamentit t\u00eb Gjuh\u00ebs n\u00eb Universitetin e Elbasanit mbi veprimtarin\u00eb e Prof.Dr Remzi P\u00ebrnaska \" \/><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-5124\" width=\"30%\" src=\"https:\/\/uniel.instant.al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/ima4.jpg\" alt=\"Konferenc\u00eb e departamentit t\u00eb Gjuh\u00ebs n\u00eb Universitetin e Elbasanit mbi veprimtarin\u00eb e Prof.Dr Remzi P\u00ebrnaska \" \/><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-5125\" width=\"30%\" src=\"https:\/\/uniel.instant.al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/ima5.jpg\" alt=\"Konferenc\u00eb e departamentit t\u00eb Gjuh\u00ebs n\u00eb Universitetin e Elbasanit mbi veprimtarin\u00eb e Prof.Dr Remzi P\u00ebrnaska \" \/><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Remzi P\u00ebrnaska, personalitet i gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, ishte titulli i konferenc\u00ebs q\u00eb Departamenti i Gjuh\u00ebs, pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane n\u00eb UE zhvilloi n\u00eb sall\u00ebn kryesore t\u00eb Bibliotek\u00ebs Universitare.<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":5121,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[165],"tags":[],"class_list":["post-5126","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-veprimtari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}