{"id":1252,"date":"2012-11-26T13:03:34","date_gmt":"2012-11-26T13:03:34","guid":{"rendered":"https:\/\/uniel.instant.al\/zhvillohet-ne-universitetin-e-elbasanit-konferenca-shkencore-nderkombetare-lef-nosi-figure-e-shquar-e-historise-dhe-kultures-shqiptare\/"},"modified":"2026-03-11T15:42:36","modified_gmt":"2026-03-11T15:42:36","slug":"zhvillohet-ne-universitetin-e-elbasanit-konferenca-shkencore-nderkombetare-lef-nosi-figure-e-shquar-e-historise-dhe-kultures-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/zhvillohet-ne-universitetin-e-elbasanit-konferenca-shkencore-nderkombetare-lef-nosi-figure-e-shquar-e-historise-dhe-kultures-shqiptare\/","title":{"rendered":"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Universiteti i Elbasanit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Qendr\u00ebn e studimeve albanologjike dhe bashkin\u00eb e qytetit kan\u00eb organizuar konferenc\u00ebn shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef  Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d, konferenc\u00eb e cila zhvillohej n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Ministrit t\u00eb Arsimit dhe Shkenc\u00ebs Myqerem Tafaj.<\/p>\n\n<p>T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebrve\u00e7 studiuesve m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb fush\u00ebs n\u00eb rang komb\u00ebtar e rajonal kan\u00eb qen\u00eb edhe n\u00ebnkryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Ardian Turku e Ministri i Arsimit dhe Shkenc\u00ebs Myqerem Tafaj. <\/p>\n\n<p>Ky i fundit duke folur ne seanc\u00ebn plenare te k\u00ebsaj konference  vler\u00ebsoi figur\u00ebn e Lef Nosit sidomos si politikan. Tafaj siguroi se Ministria e Arsimit do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb veprimtarit\u00eb k\u00ebrkimore dhe shkencore e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb shkencave albanologjike, duke p\u00ebrg\u00ebzuar Universitetin e Elbasanit p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb po b\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pun\u00eb e cila vihet n\u00eb dukje edhe me zhvillimin e k\u00ebsaj konference.<\/p>\n\n<p>Konferenca i ka zhvilluar punimet e saj e ndar\u00eb n\u00eb tre sesione n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb kontributit t\u00eb Lef Nosit dhe p\u00ebrkat\u00ebsisht: Veprimtari politike-atdhetare, Histori dhe arkivistik\u00eb , Gjuh\u00ebsi, let\u00ebrsi, etnologji.<\/p>\n\n<p><strong>Fjala e hapjes e Rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi.<\/strong><\/p>\n\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen tuaj n\u00eb konferenc\u00ebn shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi &#8211; figur\u00eb qendrore e historis\u00eb dhe e kultur\u00ebs shqiptare\u201d, q\u00eb Universiteti i Elbasanit \u201cAleksand\u00ebr Xhuvani\u201d e organizon me bashk\u00ebpunimin e Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Albanologjike dhe t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb qytetit, n\u00eb nderim t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n<p>Kjo konferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00ebn kujdesin e lart\u00eb t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha dhe ne i shprehim mir\u00ebnjohjen p\u00ebr investimin e emrit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb po realizojm\u00eb. <\/p>\n\n<p>Konferenca do t\u00eb zhvillohet me pjes\u00ebmarrjen e studiuesve t\u00eb mir\u00ebnjohur nga dy institucionet tona, si dhe nga Universiteti i Tiran\u00ebs, Universiteti i Shkodr\u00ebs. Universiteti i Gjirokastr\u00ebs, Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs dhe rrjete t\u00eb tjera universitare. Marrin pjes\u00eb gjithashtu studiues nga disa vende t\u00eb Ballkanit e t\u00eb Europ\u00ebs: nga Bullgaria, nga Turqia, nga Franca, nga Britania e Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ne i fal\u00ebnderojm\u00eb ata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. <\/p>\n\n<p>Kjo konferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb veprimtaria m\u00eb e madhe vjetore shkencore q\u00eb organizon universiteti yn\u00eb. Prej vitesh kemi punuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb denj\u00eb shkencore p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb till\u00eb si ajo e Lef Nosit: veprimtar protagonist n\u00eb tri periudha t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: gjat\u00eb Rilindjes, gjat\u00eb mb\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb shtetit shqiptar dhe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Por Lef Nosi nuk pati vet\u00ebm veprimtari politike-atdhetare. Ai \u00ebsht\u00eb themeluesi i arkivave komb\u00ebtare shqiptare, koleksionisti m\u00eb i madh n\u00eb historin\u00eb e tyre, veprimtar poliedrik dhe enciklopedist n\u00eb disa fusha: n\u00eb histori, etnologji, gjuh\u00ebsi, diplomatik\u00eb, religjion, numizmatik\u00eb, filateli, publicistik\u00eb. Ai krijoi thesarin m\u00eb t\u00eb madh dokumentar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke treguar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn v\u00ebmendje p\u00ebr kodik\u00ebt kishtar\u00eb e p\u00ebr sixhilatet e administrat\u00ebs osmane, p\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb e shkruara dhe p\u00ebr ato q\u00eb duhej t\u00eb mblidheshin prej kujtes\u00ebs gojore. Lef Nosi \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha nyjat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli. Historiografia shqiptare e p\u00ebrgjith\u00ebsisht shkencat komb\u00ebtare kan\u00eb detyrime ndaj k\u00ebsaj figure dhe ne do t\u00eb p\u00ebrpiqemi, p\u00ebrmes rreth 50 kumtesave, q\u00eb do t\u00eb paraqiten n\u00eb tre seksione, t\u00eb promovojm\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb kemi prej tij, nj\u00eb trash\u00ebgimi e cila ka jetuar nj\u00eb regjim karantine prej fundit t\u00eb luft\u00ebs antifashiste deri m\u00eb sot. K\u00ebshtu ne mendojm\u00eb se i p\u00ebrgjigjemi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb na takon si institucion shkencor p\u00ebr t\u00eb nderuar 100-vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n\n<p>Konferenca do t\u00eb jet\u00eb multidisiplinare, ashtu si vet\u00eb personaliteti i Lef Nosit. Ajo do t\u00eb trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb lidhen me t\u00eb dhe me veprimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Prandaj ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb angazhuar dhe nj\u00eb brez i ri k\u00ebrkuesish t\u00eb pap\u00ebrtuar, q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb shkundin pluhurin e nj\u00eb koleksioni dokumentesh prej 13 mij\u00eb flet\u00ebsh, ku fshihen e do t\u00eb zbulohen t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha politike e kulturore. <\/p>\n\n<p>Mua nuk m\u00eb mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u2019ju fal\u00ebnderoj s\u00ebrish p\u00ebr nderimin q\u00eb i keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie me pranin\u00eb tuaj dhe nj\u00ebher\u00ebsh t\u2019u uroj gjith\u00eb referuesve e drejtuesve t\u00eb seksioneve sukses t\u00eb plot\u00eb. <\/p>\n\n<p><strong>Konkluzionet e konferenc\u00ebs t\u00eb p\u00ebrmbledhura nga Prof.Dr.Liman Varoshi<\/strong><\/p>\n\n<p>T\u00eb dashur koleg\u00eb, t\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs, <\/p>\n\n<p>Para s\u00eb gjithash ju fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr kontributet tuaja t\u00eb \u00e7muara n\u00eb konferenc\u00ebn q\u00eb sapo u mbyll kushtuar figur\u00ebs enciklopedike t\u00eb Lef Nosit si protagonist par\u00ebsor i qindvjet\u00ebshit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb dhe nderimi yn\u00eb institucional p\u00ebr 100-vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n\n<p>Kjo konferenc\u00eb nd\u00ebruniversitare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila u zhvillua me tre seksione paralele, bashkoi studiues t\u00eb kualifikuar, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb ekspertiza shkencore t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb personalitet, i cili nuk la fush\u00eb pa e prekur. U lexuan 51 kumtesa, t\u00eb cilat iu referuan trash\u00ebgimive t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme t\u00eb Lef Nosit: n\u00eb historiografi, n\u00eb etnologji, n\u00eb gjuh\u00ebsi, n\u00eb folkloristik\u00eb, n\u00eb publicistik\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkthim, n\u00eb filateli, n\u00eb arkeologji, n\u00eb historin\u00eb e besimeve dhe t\u00eb qytet\u00ebrimeve. <\/p>\n\n<p>Esht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb trash\u00ebgimia e Lef Nosit v\u00ebshtrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, paradigmatike, duke mos l\u00ebn\u00eb thuajse asnj\u00eb an\u00eb t\u00eb saj pa hedhur drit\u00eb. Kumtuesit paraqit\u00ebn burime q\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre, kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb bibliografive dhe bibliotekave shqiptare. <\/p>\n\n<p>Sot mund t\u00eb thuhet se bashk\u00ebsia e shkenc\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrfytyrim t\u00eb sakt\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson thesari q\u00eb krijoi Lef Nosi, nj\u00eb thesar q\u00eb vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb hapur dhe pret studime t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb thelluara. Jasht\u00eb \u00e7do dyshimi, ai \u00ebsht\u00eb burimologu m\u00eb i madh i historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00ebher\u00ebsh u b\u00eb e njohur nga studiuesit se trash\u00ebgimia e Lef Nosit gjendet jo vet\u00ebm n\u00eb arkiva dhe institucione shqiptare, por dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00eb bot\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb institucione t\u00eb kujtes\u00ebs t\u00eb vendeve fqinje dhe n\u00eb vende europiane. <\/p>\n\n<p>Tani q\u00eb mund t\u00eb thuhet se kjo trash\u00ebgimi \u00ebsht\u00eb shpallur, ka dal\u00eb nga gjendja e rezervatit, shp\u00ebrfaqen p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr studiuesit, t\u00eb cilat me siguri do t\u00eb kryhen hap pas hapi, por gjithsesi pa vones\u00eb, sepse mjaft koh\u00eb kemi humbur. Le ta nisim nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb thjeshta: <\/p>\n\n<p>Mungon nj\u00eb inventar apo nj\u00eb katalog i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Lef Nosit s\u00eb paku n\u00eb nivel komb\u00ebtar, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsohej me t\u00eb dh\u00ebna nga arkivat jasht\u00eb vendit. S\u00eb dyti, mungon nj\u00eb historik i fondkrijuesit Lef Nosi, p\u00ebr shkak t\u00eb anonimizimit t\u00eb emrit t\u00eb tij p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra. S\u00eb treti fare pak drit\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur mbi kompetencat e Lef Nosit si studiues n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb filologjis\u00eb, duke mbetur kryesisht tek roli i tij si mbledh\u00ebs. Sa i takon Lef Nosit dijetar e studiues, ky mbetet nj\u00eb objektiv tjet\u00ebr i madh p\u00ebr ne dhe p\u00ebr gjith\u00eb studiuesit e albanologjis\u00eb. S\u00eb kat\u00ebrti, shkenc\u00ebs i takon t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb jap\u00eb shpjegime t\u00eb certifikuara edhe p\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb quajtur drit\u00eb-hije t\u00eb Lef Nosit n\u00eb veprimtarin\u00eb politike dhe atdhetare. E kam fjal\u00ebn kryesisht p\u00ebr rolin e tij gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Historiografia tradicionale e ka dejonizuar emrin e Lef Nosit, duke e d\u00ebnuar edhe intelektualisht pas d\u00ebnimit politik q\u00eb p\u00ebsoi. Esht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb institucionet k\u00ebrkimore po pasurohen k\u00ebto vite me arkiva t\u00eb t\u00ebra dhe jo me fashikuj e dosje dokumentesh. Kjo do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb objektivizimin e historis\u00eb son\u00eb. <\/p>\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim dua t\u00eb shpreh nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Qendr\u00ebn e Studimeve Albanologjike, partnerin ton\u00eb par\u00ebsor konstant; p\u00ebr prof. Met\u00ebn q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson k\u00ebtu k\u00ebt\u00eb institucion, p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet bashk\u00ebpunuese; p\u00ebr bordin p\u00ebrgatitor t\u00eb k\u00ebsaj konference, i cili ka punuar me vendosm\u00ebri e ngulmim prej dy vjet\u00ebsh; si dhe p\u00ebr drejtuesit kompetent\u00eb t\u00eb seancave t\u00eb pun\u00ebs. Ju siguroj se vitin e ardhsh\u00ebm s\u00ebrish do t\u00eb mblidhemi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shkencore t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsi. Faleminderit dhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. <\/p>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-1.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-2.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-3.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-4.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-5.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-6.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-7.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-8.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-9.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-10.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-11.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>\n\n<img decoding=\"async\" src=\"\/images\/aktivitete-ne-ue\/Zhvillohet_n_Universitetin_e_Elbasanit_konferenca_shkencore_ndrkombtare-12.jpg\" alt=\"Zhvillohet n\u00eb Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d ,Uniel\" \/>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Universiteti i Elbasanit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Qendr\u00ebn e studimeve albanologjike dhe bashkin\u00eb e qytetit kan\u00eb organizuar konferenc\u00ebn shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLef Nosi figur\u00eb e shquar e historis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare\u201d, konferenc\u00eb e cila zhvillohej n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Ministrit t\u00eb Arsimit dhe Shkenc\u00ebs Myqerem Tafaj. T\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebrve\u00e7 studiuesve m\u00eb n\u00eb z\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[71],"tags":[],"class_list":["post-1252","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-71"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1252"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1252\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1253,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1252\/revisions\/1253"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uniel.instant.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}