Ne datën 10.12.2015 Senati akademik i Universitetit te Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” miratoi marrëveshjen dypaleshe të bashkëpunimit me Universitetin Teknik te Sofjes. Marrëveshjabilaterale midis universiteteve ka si qellim kryesor nxitjen e bashkëpunimit në fushën akademike dhe atë te kërkimit shkencor për një afat 5 vjeçar. Kjo marrëveshje do ti hapi rrugë lidhjeve midis fakulteteve dhe departamenteve respektivë në kuadër te zhvillimit te projekteve dypalëshe në fushat përkatëse të interesit. Ndër pikat kryesore te marrëveshjes përfshihen:

Kjo marrëveshje është edhe në harmoni me qëllimin e universitetit për zgjerimin e partneritetit me universitetet me te cilët përputhen fushat e interesit. Marrëveshja është nxitur nga Departamenti i Informatikës pranë FSHN duke pasur parasysh eksperiencën e Universitetit Teknik te Sofjes ne këtë fushë. Departamenti i Informatikës synon bashkëpunimin rigoroz me UT të Sofjes në dy drejtime kryesore qe janë: shkëmbimi akademik dhe projektet kërkimore shkencore. UT i Sofjes ofron programe informatike në gjuhët angleze dhe gjermane duke qënë një mundësi e mirë për shkëmbimin e stafit akademik dhe studenteve. Departamenti i informatikës ka tashmë një eksperiencë në këtë fushë duke organizuar me sukses një konferencë ndërkombëtare me UT të Sofjes si duke u përfshirë në shkëmbimin akademik.