Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave dhe llogaritjes së rezultatit të votimit në Fakultetin Ekonomik bazuar në procesverbalet përkatëse të KZF-së ne zbatim te Ligjit 80/2015. “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; në Rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, kreu VI, neni 35 “Vlerësimi, numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultatit për zgjedhjen e Rektorit, për anëtarë të Senatit Akademik, autoritet drejtues në njësinë kryesore, autoritet drejtues në njësinë bazë”, Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit Ekonomik në mbledhjen e tij të datës 21.06.2024,

V E N D 0 S I

1. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit Ekonomik, z. Shpëtim ÇERRI me 71.19 % të votave (sipas formulës)

2. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Financë-kontabilitetit”, znj. Marsida ASHIKU me 55.6 % të votave (sipas formulës)

3. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Drejtës”, z. Arbër GJETA me 100 % të votave (sipas formulës)

4. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Marketing-Inxhinieri”, znj. Mimoza KOTOLLAKU me 100 % të votave (sipas formulës)

5. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Administrim-Biznesit”, z. Gjergji SHQAU me 100 % të votave (sipas formulës)

6. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Ekonomiksit”, znj. Jonida BIÇOKU me 100 % të votave (sipas formulës)

7. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Qendrës  “Kërkimore shkencore për kërkime dhe zhvillime në drejtësi dhe ekonomik”, znj. Aida SARAÇI me 80 % të votave (sipas formulës)

Vendimet e KZF-së