Me kërkesë të personelit akademik, Ju njoftojmë se shtyhet afati për dërgimin e artikujve shkencorë për botim në Buletinin Shkencor, Viti XXV i botimit, 2024 në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Afati i ri për dorëzimin e artikujve është data 29.02.2024

Ju rikujtojmë se artikujt duhet të klasifikohen në Serinë e Shkencave Shoqërore dhe Edukimit, si dhe Serinë e Shkencave të Natyrës, Ekonomike dhe Mjekësore. Përveç personelit akademik, mirëpritet kontributi shkencor nga studentë, individë profesionistë, dhe punime origjinale nga studiues të institucioneve të tjera, brenda dhe jashtë vendit.

Detajet e thirrjes i gjeni në linkun bashkëlidhur.

https://www.uniel.edu.al/kerkimi-shkencor/buletini-shkencor/njoftime/1868-thirrje-per-botime-ne-buletinin-shkencor-2024