Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvilluan një sërë aktivitetesh.

Në bashkëpunim me Federatën e Sportit Universitar dhe Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave  të Edukimit  u organizuan disa veprimtari sportive.

Kështu u zhvillua kampionati në minifutboll për meshkuj, volejboll për femra, basketboll për meshkuj, tenis meshkuj dhe femra etj.

Aktivitetet u asistuan nga personeli akademik i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve.