Është zhvilluar në datat 30-31 mars 2018 në Tetovë, Maqedoni, Konferenca e 4-rt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA) me temë “Bashkëpunimi midis universiteteve dhe bashkëjetesa kulturore, një premisë për një platformë të qëndrueshme në të gjithë Ballkanin”.Themeluar në vitin 2014, qëllimi kryesor i Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit, është bashkëpunimi në rajon dhe ngritja e kapaciteve akadmike, përmirësimi i kurrikulës dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, nëpërmjet universiteteve, bibliotekave, qendrave kërkimore në rajonin e Ballkanit në bazë të vlerave të përbashkëta globale. Pjesë e BUA-së janë 61 universitete të rajonit të Ballkanit.

Prej vitit 2016, Universiteti i Elbasanit është pjesë e BUA. Deri tani është punuar dhe po punohet për formimin e një rrjeti shkencor në fushat e gjuhës, kulturës, artit, historisë, ekonomisë, ligjit, mjekësisë, dhe sportit; organizimi i programeve të përbashkëta të diplomave; hapja e arkivit të përbashkët; hapja e Institutit të Gjuhës, Kulturës dhe Qytetërimit të Popujve Ballkanikë; duke bërë projekte të përbashkëta shkencore, hulumtuese dhe inovative, duke organizuar programe të këmbimit për stafin akademik dhe programe shkëmbimi për studentët brenda anëtarëve të BUA-së .

Në aktivitetin e datave 30-31 mars 2018, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u përfaqësua nga Rekori, Prof. Dr. Skender Topi. Në kumtesën e tij, Rektori, theksoi rëndësinë e identitetit akademik dhe bashkëpunimit universitar, si elementë të vazhdimësisë. Arsimi i lartë ka si mision të tij të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, duke i ofruar studentëve një kurrikul të pasur, programe studimi gjithëpërfshirëse brenda dhe jashtë vendit.

Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL