Njoftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin
studimet në programin e studimit “Bachelor nëEdukim fizik dhe sporte” në
Fakultetin e Shkencave të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”
Elbasan,(që kanë plotësuar detyrimet e maturës shtetërore për regjistrim
në AKP)
, do t’i nënshtrohen konkursit të pranimit që do të zhvillohet
nga data 24-26 gusht 2016.
Regjistrimet për konkursin e pranimit bëhen nga data 17.08.2016 deri më
datë 22.08.2016 nga ora 800 – 1600.
Për regjistrim kandidati duhet të dorëzojë në sekretari këto dokumente:
- Fotokopje a pasaportës ose kartës së identitetit.
- Kartele(Skeda shëndetësore)
- Fotografi 4×6 (dy copë)
- Mandat pagese prej 5000 lekë.
Formulari për arkëtim do të tërhiqet në Sekretarinë mësimore të
Fakultetit të Shkencave të Edukimit. Kur kandidati dorëzon mandat
pagesën atij i jepen këto dokumente:
- Rregullore e konkurrimit
- Norma e pranimit
- Skeda shëndetësore