Në vijimësi të aktiviteteve me Bordin Këshillimor të Biznesit, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” organizoi trajnimin me temë “Sipërmarrja, Masterizimi dhe Suksesi” nga CEO i Switch Technologies, z. Klised Rungo.

Ky workshop, konceptuar në mënyrë interaktive, u ofroi studentëve instrumentet dhe këshillat e nevojshme për:

Ndërtimin e një sipërmarrjeje me të ardhura të kufizuara

Përdorimin e njohurive dhe mundësive që ofron profesioni i tyre

Arritjen e suksesit përmes inovacionit

Universiteti i Elbasanit zhvilloi trajnimin “Sipërmarrja, Masterizimi dhe Suksesi”