Pjesëmarrës në këtë takim ishin, zëvendësrektorja për kërkimin shkencor, dekani dhe personeli akademik i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe profesorë të ftuar nga Universiteti i L’Aquila, Itali, të cilët ndanë me doktorantët rekomandime, udhëzime dhe këshilla të vlefshme në kërkimin e tyre shkencor.